Perez: Modric tregon vlerat e Real Madridit

  • 11 December 2018 - 18:50
Perez: Modric tregon vlerat e Real Madridit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se fituesi i ‘Topit të Artë’ , kroati, Luka Modric, e prezanton në mënyrën më të mirë klubin.

Modric i ka fituar të gjitha çmimet individuale, çmime që ishin fituar nga  Cristiano Ronaldo në vitet 2016 dhe 2017.

 

“Tani jemi të fokusuar në Kupën e Botës për Klube”.

“Këta lojtarë janë pjesë e historisë së klubit, legjenda të Madridit”.

“Përveç kësaj Luka Modric, e ka fituar ‘Topin e Artë’ dhe atë ‘The Best’, që prezanton talentin dhe vlerat e Madridit”, deklaroi i pari madrilen.

Presidenti 71-vjeçar foli edhe për ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu të zhvilluar të dielën.

“Stadiumi të dielën pati vlera të sportit. Pasion dhe vlera për sportin”, ka thënë Perez.

(Kosova Sot)