Mustafi kthehet 10 vjet prapa, poston diçka interesante!

  • 16 January 2019 - 16:52
Mustafi kthehet 10 vjet prapa, poston diçka interesante!

Shkodran Mustafi i është bashkuar sfidës për t’u kthyer 10 vjet prapa dhe e ka postuar një fotografi ku shihet me fanellën e Përfaqësuesen e të rinjve të Gjermanisë.

Shkodran Mustafi e ka përqafuar sfidën “10YearsChallenge” për t’u rikthyer 10 vjet prapa.

Dhe, futbollisti shqiptar e ka postuar një fotografi mjaft interesante ku shihet mjaft i ri.

“Koha shkon...”, ka shkruar futbollisti shqiptar nga Maqedonia, i cili e ka postuar fotografinë me kupën që e kishte fituar kur ishte shpallur kampion i Evropës me ekipin U-17 të Gjermanisë në vitin 2009.

Mustafi më pas u shpall kampion i botës me ekipin A të Gjermanisë, ndërsa së fundmi nuk është ftuar nga trajneri Joachim Loew.

Ai ndërkohë është pjesë e rregullt e Arsenalit, ndërsa kishte eksperienca të suksesshme edhe në Sampdoria dhe Valencia. 

(Kosova Sot)