Varane refuzon ta diskutojë të ardhmen e tij në Real Madrid

  • 24 March 2019 - 10:56
Varane refuzon ta diskutojë të ardhmen e tij në Real Madrid

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphale Varane, ka refuzuar ta diskutojë të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll, me gjithë thashethemet se mund të largohet nga klubi këtë verë.

Raportohet se Varane është duke e mendua largimin nga klubi, pasi është në kërkim të një sfide të re duke qenë se i ka fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve dhe dy në La Liga që prej se iu bashkuar Madridit më 2011

25-vjeçari, megjithatë, nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”, edhe pse u pyet nga gazetarët të shtunën.

“Nuk dua të flas për të ardhmen tim”, tha Varane, i cili është duke u përgatitur me Francën për ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

“Nuk jam unë ai që duhet ta diskutoj publikisht të ardhmen time”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)