Haxhi Krasniqi mëson emrin e kundërshtarit, ja kur do të boksojë!
Haxhi Krasniqi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm. Boksieri nga Kosova pritet të boksojë më 26 prill ndaj gjermanit Stefan Haertel, në kërkim të mbrojtjes së titullit të kampionit evropian
Ka muaj që Haxhi Krasniqi i ka nisur përgatitjet për meçin e ardhshëm.
Boksieri nga Kosova është kampion evropian në boksin profesionist, por ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u bërë kampion bote.
Junikasi e ka mësuar emrin e kundërshtarit të ardhshëm.
Krasniqi pritet ta mbrojë titullin e kampionit evropian në versionin EBU kundër gjermanit Stefan Haertel më 26 prill në Kempten në Gjermani.
Fituesi i këtij dueli do ta ketë mundësinë ta sfidojë hiç më pak se ish-kampionin botëror të versioneve ËBO, ËBA e EBU, Juergen Braehmer.
Sidoqoftë data dhe vendi i këtij eventi nuk është konfirmuar ende nga SES.
Megjithatë, Krasniqi është gati në çdo moment për ta mbrojtur titullin e Evropës dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit botëror.
(Kosova Sot)