Courtois: E dua Hazardin në Real Madrid
Thibaut Courtois e ka vlerësuar Eden Hazardin si njërin prej futbollistëve më të mirë në botë dhe do të donte që ylli i Chelseat t’i bashkohej atij në Real Madrid.
Kontrata e Hazardit me Chelsean përfundon në fund të sezonit tjetër dhe ai nuk ka pranuar ta rinovojë këtë kontratë me klubin londinez deri më tani.
Në fillim të kësaj jave, kapiteni i Kombëtares së Belgjikës i mohoi raportimet se ai kishte arritur marrëveshje me Real Madridin për një kontratë që do ta mbante atë për pesë vjet në Santiago Bernabeu.
Megjithatë, kjo deklaratë e Hazardit nuk e ka ndaluar Courtois të shpresojë se do ta ketë mundësinë të luajë së bashku me ish-bashkëlojtarin e tij edhe një herë.
“Nuk e di nëse ai do të nënshkruajë kontratë me Real Madridin dhe nuk e di as nëse klubi dëshiron ta transferojë atë. Për mua, ai është lojtar i mrekullueshëm, por nuk mund vendosi për gjëra të tilla”, ka thënë Courtois.
Të gjithë vendosin vetë se çfarë do të bëjnë me jetën e tyre. Për mua, ai është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë dhe si shok i tij, do të doja shumë që ai të ishte këtu”.
Courtois dhe Hazardi janë kthyer te klubet e tyre, Chelsea dhe Real Madridin, pasi ishin bashkë për dy ndeshjet e ekipit kombëtar të Belgjikës këtë muaj, kundër Rusisë dhe Qipros, për kualifikim në EURO 2020.
Portieri i Real Madridit, Courtois, i cili u transferua nga Chelsea verën e kaluar, u la në stol për ndeshjen e parë të Zinedine Zidanit, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit nga pozita e trajnerit.
Hazardi, i cili i ka shënuar 13 gola në Premierligë këtë sezon dhe i ka asistuar 11 të tjera, do të tentojë t’i mbajë gjallë shpresat e Chelseat për një vend në top katërshe, përmes ndeshjes të së dielës kundër Cardiffit.
(Kosova Sot)