De Ligt: “Juventus? Mund të ndodh, po më kërkojnë edhe klube tjera”

  • 30 March 2019 - 10:30
De Ligt: “Juventus? Mund të ndodh, po më kërkojnë edhe klube tjera”

De Ligt nuk e ka mohuar se mund ta veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Sensacioni i Ajaxit, Matthijs de Ligt, në një intervistë për “Tuttosport” ka deklaruar se Juventusi ka disa nga “mbrojtësit më të mirë në botë. Mund t’iu bashkohem atyre, por ka edhe klube tjera që interesohen gjithashtu”.

Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City, janë klubet tjera që interesohen për 19-vjeçarin, por edhe “Zonja e Vjetër” po insiston për holandezin.

Ku u pyet nëse mund t’i bashkohet Chiellinit dhe Bonuccit në Torino, ai u përgjigj: “Mund të ndodh, por edhe klube të tjera po interesohen për mua gjithashtu”.

“Do të shohim kur të vjen koha, tani për tani jam i fokusuar te Ajaxi e jo e ardhmja. Agjenti im, Mino Raiola, është duke u marr me atë”.

(Kosova Sot)