Pa gola në pjesën e parë të takimit Feronikeli – Ballkani
Pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit dhe Ballkanit, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, u mbyll pa gola.
Feronikeli, që aktualisht radhitet në pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës, është ndalur në pjesën e parë në ndeshjen kundër klubit nga Suhareka, Ballkani, që radhitet në pozitën e tetë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0, pasi goli i shënuar nga Jetmir Topalli i Feronikelit, në minutën e 31-të të ndeshjes, u anulua për shkak të një pozite jashtë loje.
Feronikeli i pati disa raste për të shënuar në këtë ndeshje, mirëpo futbollistët e skuadrës nuk arritën të tregon të saktë para portës.
(Kosova Sot)