Mundësi Egzon Shala e nis me fitore Kampionatin Evropian, eliminohet Drilon Syla
Mundësi Egzon Shala e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të Mundjes “Bukuresht 2019”. Kurse, Drilon Syla është eliminuar dje nga ky eveniment
Egzon Shala e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Evropian të mundjes për seniorë, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Shala shënoi fitore ndaj Seyed Azarshakib të Azerbajxhanit, me rezultat 13:9 në kategorinë 125 kilogramë.
Me këtë fitore, Shala është kualifikuar në 1/8 e finales, ku e pret lufta me gjermanin, Nick Matuhin.
Ndërkaq, të hënën është paraqitur në Evropian edhe mundësi Drilon Syla, i cili në kategorinë 57 kilogramë u eliminua nga francezi Zohir El Ouarraqe.
(Kosova Sot)