Juventusi kërkon shërbimet e Tanguy Ndombeles

  • 10 April 2019 - 18:04
Juventusi kërkon shërbimet e Tanguy Ndombeles

Kampioni në fuqi italian kërkon të përforcohet me një mesfushor cilësor për sezonin e ri.

Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici thuhet se është takuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Olympique Lyonnais, Tanguy Ndombele.

Ky i fundit vlerësohet mes 70-80 milionë eurove dhe shihet nga Bianconerët si trashëgimtari i Miralem Pjanicit, i cili thuhet se mund të kalojë në radhët e Real Madridit.

Sipas të përditshmes franceze, L’Equipe, “Zonja e Vjetër” është në përparësi për të nënshkruar me 22-vjeçarin përpara skuadrave si Paris Saint-Germain, Liverpool, Chelsea dhe dy klubet e Manchesterit.

Theksojmë se Ndombele ka shënuar dy herë në 42 ndeshje këtë sezon për ekipin francez dhe kohët e fundit është ftuar nga kombëtarja franceze.

Ndryshe, Juventusi tashmë ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit cilësor, Aaron Ramseyt, i cili ka kaluar në radhët e italianëve si lojtar i lirë.

(Kosova Sot)