Rekordi i Messit kundër skuadrave angleze
Ole Gunnar Solskjaer do të përballet me testin më të vështirë deri tani në krye të Manchester Unitedit të mekurën kur Barcelona e viziton Old Traffordin për ndeshjen e parë të duelit çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Kjo do të jetë vetëm hera e dytë që Lionel Messi luan kundër Manchester Unitedit në stadiumin e tij dhe hera e pestë në përgjithësi.
Rekordi i Messit kundër klubeve angleze kritikohej ashpër dikur, por ai ka ndryshuar dukshëm në vitet e fundit dhe argjentinasi do të jetë i etur ta zgjerojë rekordin e tij në njërën prej arenave më të famshme të futbollit evropian.
31-vjeçari i ka regjistruar 30 ndeshje kundër klubeve angleze në 13 vitet e fundit, duke i shënuar 22 gola mbresëlënëse dhe duke i përgatitur gjashtë të tjera.
(Kosova Sot)