United e do Manolasin

  • 12 April 2019 - 23:36
United e do Manolasin

Manchester United ka hyrë në garë për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, United janë duke ‘insistuar për të nënshkruar me Manolasin, klauzola e të cilit është vetëm 36 milionë euro

Lojtari e ka emëruar agjent Mino Raiolan dhe kjo i jep edhe më shumë shpresa “Djajve të Kuq”.

Katër klient të Raiolas janë transferuar në “Old Trafford” mes viteve 2016 dhe 2017, edhe pse vetëm Paul Pogba është ende në klub.

Mbrojtësi grek është prioritet i “Djajve të Kuq” për këtë verë dhe Roma e di se s’mund ta mbajë atë nëse dështon të kualifikohet në Champions League.

(Kosova Sot)