Real Madridi luan për fitore ndaj Bilbaos, formacionet zyrtare
Real Madridi dhe Athletic Bilbao kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Mbretërit janë nikoqir të baskëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga, e cila zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 16:15.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka barazuar në ndeshjen e fundit dhe synon t’i kthehet fitores në ndeshjen para tifozëve të vet.
Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të lartë me katër fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe shpresojnë në rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Real Madrid: Keylor; Carvajal, Varane, Vallejo, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Lucas, Benzema, Asensio.
Athletic Bilbao: Herrerin; Yeray, Lekue, Martinez, Yuri; San Jose, Etxebarria; Munain, Garcia, Cordoba; Williams.
ë ¡Este es nuestro once inicial frente al @AthleticClub! #RMLiga | #HalaMadrid
— Real Madrid C.F.ë (@realmadrid) April 21, 2019
ëAthletic Club XI ë #athlive #RealMadridAthletic #GoruntzBegira ë pic.twitter.com/ewQkSkPoj1
— Athletic Club (@Athletic_en) April 21, 2019
(Kosova Sot)