Mbyllen pjesët e para në ndeshjet e IPKO Superligës
Janë mbyllur në barazim pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të të IPKO Superligës
Sapo janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të xhiros së 28-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj dhe Flamurtari po barazojnë 1:1.
Egzon Shabani i ka kaluar ferizajasit në epërsi në minutën e 21-të, kurse Granxhov i barazoi shifrat në minutën e 25-të.
Ndërkaq, dueli tjetër ndërmjet Lirisë dhe Ballkanit pas 45 minutash nuk solli gola, 0:0.
(Kosova Sot)