Federata e Hendbollit ngushëllon hendbollistin Kreshnik Krasniqi që humbi sot tre familjarë
Federata e Hendbollit të Kosovës e ka ngushëlluar hendbollistin e njohur kosovar, Kreshnik Krasniqi, i cili humbi familjarë sot në tragjedinë e ndodhur në lagjen Dardania.
Hendbollisti i njohur kosovar, Kreshnik Krasniqi, i ka humbur sot tre familjarë, në tragjedinë që ndodhi në lagjen Dardania në Prishtinë, ku humbën jetën bashkëshortja dhe prindërit e sportistit.
“I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht, Eugen Saraçini, President i FHK-së”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës.
(Kosova Sot)