Zyrtare: Van Dijk, futbollisti i vitit në Premierligë
Virgil van Dijk është shpallur Futbollisti i Vitit 2019 nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, duke e mposhtur sulmuesin e Manchester City, Raheem Sterling, në garë për këtë çmim.
Çmimi iu dhurua qendërmbrojtësit të Liverpoolit këtë mbrëmje, i cili e ka marrë mbështetjen e futbollistëve profesionistë për kontributin e tij të shquar në mbrojtjen më të mirë në Premierligë këtë sezon.
Holandezi ishte në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar në listën e ngushtë bashkë me Sadio Mane, Raheem Sterling, Sergio Aguero, Bernardo Silva dhe Eden Hazard.
Triumfi i Van Dijk nënkupton se ky çmim mbetet në Liverpool, pasi Mohamed Salah e kishte fituar vitin e kaluar.
(Kosova Sot)