Zbulohet koreografia e tifozëve të Barcelonës për ndeshjen kundër Liverpoolit

  • 30 April 2019 - 10:59
Zbulohet koreografia e tifozëve të Barcelonës për ndeshjen kundër Liverpoolit

Barcelona dhe Camp Nou janë gati për ta pritur Liverpoolin të mërkurën, për ndeshjen e parë mes tyre, në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve këtë sezon,

Klubi katalonas e ka zbuluar një mozaik gjigant, i cili do t’i mirëpres futbollistët gjatë kohës kur ata hyjnë në fushën e lojës. Mbi 90 mijë pankarta do të shpërndahen rreth stadiumit, transmeton Gazeta Express.

Kjo koreografi është e bazuar në atë që ishte planifikuar më parë për ndeshjen kundër Real Madridit, ku mesazhi ishte “Ne e ngjyrosim futbollin”. Tani mesazhi i shkruar për këtë rast do të jetë: “Të gatshëm ta ngjyrosim Evropën”.

Që të dy skuadrat kanë kaluar një sezon të mirë. Barcelona tashmë është shpallur kampione e La Ligës, ndërsa e synon tripletën pasi që është në finale të Kupës së Mbretit dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Image

Në anën tjetër, ky ka qenë një sezon i mirë edhe për Liverpoolin, përkundër që skuadra e Jurgen Kloppit nuk e ka fituar asnjë trofe ende këtë sezon.

Ata janë një pikë pas Manchester Cityt në garën për titullin e Premierligës si dhe janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot)