Lufta e ftohtë mes Bale dhe Real Madridit

  • 01 May 2019 - 12:24
Lufta e ftohtë mes Bale dhe Real Madridit

Gareth Bale nuk do të jetë pjesë e planeve të Real Madridit për sezonin e ardhshëm për shkak të kërkesës së trajnerit Zinedine Zidane, por edhe për shkak të dëshirave të vetë klubit.

Përderisa duket se karriera e uellsianit Gareth Bale në “Santiago Bernabeu” është gjithmonë e më afër fundit, e vërteta është se pjesa më dramatike sapo ka filluar, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.

Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, sipas agjentit të tij, Jonathan Barnett. Komentet e tij e bëjnë të qartë që edhe pse Bale nuk flet mirë spanjisht, ai raportohet se është i lumtur në kryeqytetin spanjoll.

Anësori uellsian dhe bashkëshortja e tij janë rehatuar në Madrid dhe nuk duan që gjërat të ndryshojnë. Sa i përket futbollit, është e qartë që në skuadrën e Zidanit s’ka vend për Bale, i cili është i vetëdijshëm për këtë situatë.

Trajneri nuk ka planën për 11-in pas kësaj vere dhe e vetmja arsye që po e inkuadron në lojë është për shkak të çmimit të tij në treg. Bale ende i ka tre vjet kontratë me Real Madridin. Sipas kësaj kontratë, ai i fiton 17 milionë euro për vit.

Situatën për Real Madridin e komplikon edhe më shumë fakti që asnjë klub ende nuk ka shprehur interesim për ta transferua Bale gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madridi mendonte se Manchester Unitedi mund të jetë klubi i ardhshëm për anësorin, mirëpo pasi që Bale nuk dëshiron të largohet dhe Manchester Unitedi mund të mos kualifikohet për Ligën e Kampionëve, ata s’pritet të shpenzojnë shumë para për 29-vjeçarin.

Bayern Munichu është i vetmi klub që është mjaftueshëm mirë në aspektin financiar për ta transferuar Bale, mirëpo ata nuk besohet se janë të interesuar për uellsianin.

Sado që ai të jetë i vendosur të qëndrojë në Madrid, klubi nuk e dëshiron atë dhe agjenti i tij është në kërkim të ndonjë klubi të ri. Bale e di që Zidane nuk mbështetet te ndihma e tij.

(Kosova Sot)