Darmian-i në radarin e klubit të njohur

  • 01 May 2019 - 16:26
Darmian-i në radarin e klubit të njohur

Mbrojtësi i djathtë italian pritet të largohet nga Manchester United gjatë verës Matteo Darmian pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë verës. Mbrojtësi i djathtë italian nuk ka bindur asnjëherë me kualitetet e tij në “Old Trafford”, prandaj ka përfunduar shpesh në bankinë.

Nga kjo situatë po mendon të përfitojë Interi, i cili shpreson ta transferojë përfaqësuesin italian gjatë verës. Për ta blerë Darmianin, klubi “Nerazzurri” duhet t’i shpenzojë afro 10 milionë euro. Darmian i ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje në Premierligë me Unitedin këtë sezon.

(Kosova Sot)