Casillas publikon fotografi nga spitali

  • 01 May 2019 - 21:52
Casillas publikon fotografi nga spitali

 

Iker Casillas ka njoftuar se gjithçka është në rregull me shëndetin e tij, pas sulmit në zemër që e pësoi të mërkurën në mëngjes gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij Porto.

Portieri legjendar spanjoll i ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe dashurinë që ia kanë dërguar, në një postim në rrjetin social Instagram.\

Image

“Çdo gjë është nën kontroll këtu. U frikësova shumë por forcën e kam të paprekur. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe dashurinë”, shkroi Casillas.

(Kosova Sot)