Barcelona udhëton në Celta Vigo pa 8 startuesit kundër Liverpoolit, e lë në shtëpi edhe Messin
8 futbollistë që startuan të mërkurën kundër Liverpoolit në “Camp Nou” në Ligën e Kampionëve, janë lënë në shtëpi për ndeshjen me Celta Vigon. Në mesin e tyre edhe Leo Messi.
Erneso Valverde ka publikuar listën prej 18 futbollistëve të ftuar për ndeshjen me e së shtunës në udhëtim me Celta Vigon.
Me titullin tashmë në xhep, që festoi zyrtarisht javën e kaluar, Valverde ka shfrytëzuar këtë ndeshje për t’i pushuar lojtarët kryesor para ndeshjes së kthimit në Champions League me Liverpoolin.
8 lojtarë që startuan të mërkurën në “Camp Nou”, janë lënë në shtëpi, përfshirë këtu edhe Lionel Messi.
ë Here's the selection for #CeltaBarça !
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 3, 2019
ë #ForçaBarça pic.twitter.com/rl8f9S5Eyz
(Kosova Sot Online)