Pogba takohet me menaxhmentin e Unitedit

  • 07 May 2019 - 09:31
Pogba takohet me menaxhmentin e Unitedit

Paul Pogba është i vendosur të largohet nga Manchester United.

Mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, ka bërë që mesfushori francez ta kërkojë largimin nga skuadra angleze.

Paul Pogba është i vendosur që të largohet nga Manchester United në këtë afat kalimtar veror, raporton ESPN.

Skuadra angleze nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve, andaj francezi do të takohet me menaxhmentin e ‘Djajve të Kuq’ për ta dorëzuar kërkesën për largim.

Real Madrid është favorit për ta transferuar Pogban, ndërsa në garë është edhe Juventus. 

(Kosova Sot Online)