Messi qau në dhomën e zhveshjes në Anfield
I shkatërruar nga humbja e Barcelonës 4:0 ndaj Liverpoolit, Lionel Messi nuk kishte mundur të përmbahej dhe kishte shpërthyer në lot në dhomën e zhveshjes në Anfield.
Humbja e thellë ndaj të kuqve çoi në eliminimin nga Liga e Kampionëve për sezonin e katërt më radhë.
Siç u raportua nga Guardian dhe u konfirmua nga MARCA, sulmuesi argjentinas ishte tronditur nga rezultati përfundimtar dhe ishte shpërthyer në lot pas ndeshjes.
377555
Fitimi i Ligës së Kampionëve, për herë të parë pas katër vjetësh, kishte qenë premtimi i Messit për tifozët e Barcelonës para fillimit të këtij sezoni.
Messi e kishte bërë publike dëshirën e tij për ta fituar përsëri Ligën e Kampionëve, të cilën e fitoi për herë të fundit në sezonin 2014/15.
Një eliminim i tillë në gjysmëfinale duke pasur parasysh epërsinë prej tri golave nga ndeshja e parë, pa dyshim se ka qenë i rëndë për numrin 10 të Barçës.
(Kosova Sot Online)