Ndërpritet finalja mes Rahovecit dhe Prishtinës
Për pak minuta është ndërprerë finalja mes Rahovecit dhe Prishtinës, që po zhvillohet në “Mizahir Isma”.
Ndeshja u ndërpre pasi një tifoz hyri në parket dhe sulmoi basketbollistët.
Gjyqtarët ende nuk kanë dhënë shenjë për rinisjen e saj.
Në serinë e finaleve, Prishtina po fiton 2-1 ndaj Rahovecit, kurse ndeshjen e sotme po e fiton 71:52.
(Kosova Sot Online)