Evra: Pogba do të largohet verës, Sanchezi erdhi vetëm për para

  • 14 May 2019 - 10:34
Evra: Pogba do të largohet verës, Sanchezi erdhi vetëm për para

Ish-mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester Unitedit, Patrice Evra, beson se Paul Pogba do të largohet nga “Djajtë e kuq” këtë verë, ndërsa e akuzoi Alexis Sanchezin se dështoi në Old Trafford pasi u transferua vetëm për para.

Dy nga yjet e skuadrës së Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe Alexis Sanchezi, nuk e kanë të ardhmen e sigurt në klubin anglez tani që do të hapet edhe pak afati kalimtar i verës

Fituesi i Kupës së Botës, Paul Pogba, besohet se e ka marrë vëmendjen e Real Madridit dhe trajneri Zinedine Zidane e ka pranuar që është tifoz. Së fundi, francezi e pati një konfrontim me tifozët pas disfatës 2:0 në shtëpi në ndeshjen e fundit për këtë sezon të Premierligës.

Evra beson se bashkëkombësi i tij do të largohet nga Manchester Unitedi për shkak të marrëdhënies jo edhe aq të mirë me tifozët, përkundër që 26-vjeçari është lojtari më i shtrenjtë i skuadrës dhe është i vetmi lojtar i “Djajve të kuq” që është pjesë e ekipit më të mirë të këtij sezoni të Premierligës.

“Nuk dua t’i fajësoj të gjithë lojtarët sepse mendoj se disa lojtarë janë këtu në Manchester United dhe as ata vetë nuk e dinë pse janë këtu”, ka thënë Evra, i cili konsiderohet legjendë e Manchester Unitedit.

“Mendoj se Pogba do të largohet sepse ti ke nevojë për dashuri kur luan diku, ke nevojë të ndihesh i përkushtuar. Nëse Pauli vendos të qëndrojë edhe një vit tjetër dhe pastaj të largohet, pse që qëndrojë edhe disa vite të tjera, ndoshta tifozët do ta duan atë për përkushtimin e tij”.

“Nuk është se jam duke e mbrojtur Paulin, por kur ka incidente si ai me tifozit… Ata po e vrasin Paulin”.

Përderisa sugjeroi se Pogba ka qenë i pafat me ndikimin që e ka pasur në Manchester United, Evra shtoi se disa të tjerë i janë bashkuar klubi për arsye të gabuara.

Kiliani Sanchez konsiderohej si transferim i mirë kur iu bashkua Manchester Unitedit nga Arsenali në janar të vitit 2018. Ai e refuzoi ofertën e Manchester Cityt për të ardhur në Old Trafford, mirëpo nuk e ka dëshmuar veten që nga atëherë.

“Disa lojtarë kanë ardhur këtu vetëm për para. Nuk frikësohem ta them këtë gjë. Nuk kam asgjë kundër Sanchez, por kur e pashë marrëveshjen e tij, në atë moment besova se historia e Manchester Unitedit u zhduk”.

“Ai e kishte Manchester Cityn – që po ofronte më pak para, por e kishte mundësinë të luante futboll më të mirë sesa në United – më vjen keq, por City po luan futboll më të mirë dhe Pep Guardiola do ta kishte përmirësuar atë”.

“Kështu që unë dua ta di arsyen pse ai u transferua në Manchester United? Mos më thoni se ai e donte Manchester Unitedin që kur ishte fëmijë. E bëri ose për para dhe dëshironte ta merrte fanellën me numër shtatë dhe të bëhej ylli i skuadrës”.

(Kosova Sot Online)