Kjo ishte festa e Bayernit pasi u shpall kampion

  • 18 May 2019 - 19:23
Kjo ishte festa e Bayernit pasi u shpall kampion

Bayerni Munichu shkroi historinë sot me fitoren 5:1 kundër Eintracht Frankfurtit, pasi u shpall kampion i Bundesligës për të shtatin sezon radhazi. Fitorja kundër Monchengladbachut nuk i mjaftoi Dortmundi për t’ia ndalur këtë ecuri Bayernit.

Bayern Munichu u shpall sot për të 29-tën herë kampion i Gjermanisë, duke e thyer rekordin e vet për më së shumti tituj të Bundesligës.

Fotografitë dhe videot e publikuara nëpër rrjetet sociale tregojnë se si e festuan djelmoshat e Niko Kovacit këtë sukses.

Këtë sukses e arriti në mënyrë mjaft mbresëlënëse, duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 5:1, përkundër që i mjaftonte edhe barazimi për ta fituar trofeun.

Bayerni e pati më të vështirë të shpallet kampion këtë sezon, pasi që Dortmundi, që radhitet vetëm dy pikë prapa bavarezëve, i bëri garë të fortë. Edhe Dortmundi e fitoi ndeshjen e fundit të këtij sezoni, kundër Monchengladbachut.

Skuadra e Niko Kovacit do të ketë mundësi që sezonin ta përfundojë edhe me më shumë se vetëm titullin e Bundesligës, pasi që më 25 maj do të luajë në finale të Kupës së Gjermanisë, DFB-Pokal, kundër Leipzigut.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot Online)