Josa në prag të shkarkimit nga Prishtina

  • 20 May 2019 - 14:24
Josa në prag të shkarkimit nga Prishtina

Trajneri i ardhur më shumë bujë në Kosovë, Mirel Josa sikur i ka ditët e numëruara në FC Prishtinë.

Njëri nga trajnerët më të trofeshëm në Shqipëri ka kontratë edhe për një kohë me bardhekaltrit, por kjo duket se nuk do ta shpëtojë për ta vazhduar punën, për arsye se ai mbeti edhe pa titull edhe pa Kupës sivjet, dhe vetëm mrekullia mund ta qojë Prishtinën në garat Evropiane, çka nëse nuk do të ndodhë do të ishe një humbje e jashtëzakonshme.

Fati i Prishtinës tash varet nga Feronikeli, nëse do ta mund Trepçën’89 në finale dhe në këtë mënyrë si e dyta të shkonte në Evropa Ligë.

Josa duket se është pajtuar me fatin dhe është i gatshëm të heq dorë nga kontrata dhe dëmshpërblimi në rast se Shoqëria Aksionare e FC Prishtinës e vlerëson ndarjen si zgjidhje të duhur.

(Kosova Sot Online)