Manchester United refuzohet nga ylli holandez

  • 26 May 2019 - 13:49
Manchester United refuzohet nga ylli holandez

Manchester Unitedi ka hequr dorë nga mundësia për ta transferuar qendërmbrojtësin holandez të Ajaxit, Matthijs de Ligt, sipas burimeve të Sky Sports.

Mediat britanike raportuan këtë fundjavë se Unitedi do të bënte ofertë për përfaqësuesin e Holandës këtë verë dhe se ishte duke e mundur Barcelonën në garë për shërbimet e tij.

Por Sky Sports mëson se Unitedi nuk është më i interesuar për De Ligt, për shkak se drejtuesit e klubit janë të bindur se ai do të përfundojë në Barcelonë.

19-vjeçari ka qenë titullar i rregullt i Ajaxit në tri sezonet e fundit, ndërsa e ka udhëhequr klubin si kapiten drejt fitimit të Ligës dhe Kupës në Holandë.

Image

Ai po ashtu luajti rol tejet të rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të Ajaxit deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – ku u mund nga Tottenhami. lokale, se ndaj tij ka prova komprometuese që e provojnë se ai dhe e mitura kishin raport seksual.

(Kosova Sot Online)