Trajneri i PSG-së nuk premton se Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë në klub

  • 27 May 2019 - 08:55
Trajneri i PSG-së nuk premton se Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë në klub

Paris Saint-Germain do të luftojë për t’i mbajtur dy yjet, Kylian Mbappe dhe Neymar, në klub gjatë afatit kalimtar veror, por trajneri Thomas Tuchel ngurron të bëjë çfarëdo premtimi.

Trajneri gjerman do të mbetet në Parc des Princes pasi sapo e rinovoi kontratën me klubin, megjithatë ai nuk dëshiron të spekulojë për të ardhmen e lojtarëve të tij

“Ka shumë thashetheme, që nënkupton se ne kemi shumë cilësi dhe talente në skuadër”, tha Tuchel në një intervistë për Sky Sports.

Ai thotë se puna e tij në PSG sapo ka nisur, prandaj dëshiron që të gjithë futbollistët të qëndrojnë në klub.

“Dëshira ime si trajner është e qartë, dua që të gjithë lojtarët të qëndrojnë në PSG me projektin tonë. Puna nuk ka mbaruar, sapo ka filluar”, shtoi ai.

“Dëshira ime është e qartë, edhe pse nuk mund të premtoj sepse do të isha naiv nëse do ta bëja dhe në këtë biznes nuk dua të jem naiv”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)