Fatos Beqiraj: U luta të mos na binte shorti ndaj Kosovës, ishte ndjenjë e çuditshme

  • 08 June 2019 - 07:58
Fatos Beqiraj: U luta të mos na binte shorti ndaj Kosovës, ishte ndjenjë e çuditshme

Ylli shqiptar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, e ka përshkruar si të çuditshme ndjesinë e përballjes me ekipin kombëtar të vendlindjes së tij, Kosovën, por ka këmbëngulur se rezultati 1:1 duhet t’i kënaqur të dy ekipet.

Kosova u ndalë me barazim 1:1 nga Mali i Zi në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, pasi dështoi t’i konkretizojë rastet e shumta në një takim që u zhvillua pa shikues në stadiumin e qytetit në Podgoricë.

Mali i Zi u udhëhoq në fushë nga kapiteni shqiptar, Beqiraj, i cili u lind në Pejë para 31 vjetëve.

I pyetur pas ndeshjes se si ishte ndjesia të luante kundër atdheut, Beqiraj tha se ishte lutur që Malit të Zi të mos i binte shorti me Kosovën, para se ai të hidhej në vitin 2018.

Beqiraj, i cili u emëruar kapiten pasi kapiteni Stefan Savic mundoi si pasojë e lëndimit, tha pas ndeshjes: “Normalisht se ndjenje e çuditshme. Para një viti kur u hedh shorti, kam pasur vetëm një dëshirë të mos përballem me Kosovën, por fati deshi ashtu. Ka qenë ndjenje tjetër jo si në ndeshjet tjera, por unë e kam parë këtë në anën sportive.”

Ai beson se rezultati i barabartë ishte korrekt për të dy palët.

“Ka qenë ndeshje korrekte nga të dy anët. Mendoj se rezultati duhet t’i kënaqë të dy palët, sepse të dy ekipet kanë pasur shanset e veta”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)