Barcelona po e humb durimin me De Ligtin

  • 12 June 2019 - 11:39
Barcelona po e humb durimin me De Ligtin

Kapiteni dhe qendërmbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ende nuk e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe Barcelona tashmë ka filluar të irritohet nga mënyra se si holandezi po sillet gjatë këtij procesi.

“Blaugranët” tashmë kanë arritur marrëveshje me kampionin e Eredivisie, Ajaxin, për ta transferuar futbollistin që do t’u kushtojë atyre 75 milionë euro. Megjithatë, është vetë Matthijs De Ligti që ende s’e ka pranuar ofertën e Barcelonës, që për herë të fundit iu bë para katër javëve, shkruan Marca.

Në fillim, Barcelona ishte shumë optimiste sa i përket këtij transferimi, mirëpo ky entuziazëm është kthyer në pesimizëm dhe zemërim pasi që bordi drejtues i klubit katalonas kishte besuar se lojtari do të ishte më i qartë.

De Ligti e ka bërë të qartë se ai dëshiron të transferohet te një skuadër ku do të jetë rregullisht titullar. Mirëpo, Barcelonës i është vështirësuar puna për De Ligtin pasi që edhe Paris Saint-Germaini dhe Juventusi janë shprehur shumë të interesuar.

Katalonasit e konsiderojnë 19-vjeçarin si të ardhmen e mbrojtjes së tyre, mirëpo ata kanë mbetur të zhgënjyer nga hezitimi i futbollistit.

Nëse De Ligti vendos të transferohet te ndonjë skuadër tjetër, Barcelona nuk do ta kërkojë ndonjë qendërmbrojtës tjetër pasi që De Ligti është opsioni i tyre kryesor dhe i vetëm për këtë fazë. 

(Kosova Sot Online)