Danimarka largon trajnerin që ofendoi Kosovën

  • 12 June 2019 - 17:04
Danimarka largon trajnerin që ofendoi Kosovën

Kasper Hjulmand do të jetë trajneri i Danimarkës pas Euro 2020. Lajmi është dhënë nga Federata Daneze e Futbollit. Hjulmand, 47 vjeç, do të marrë vendin e norvegjezit Age Hareide, kontrata e të cilit do të skadojë pas turneut. Hareide gjatë një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës, kishte thënë se ka qenë i detyruar nga FIFA të luajë, me qejf nuk do të kishte pranuara, madje atë ndeshje nuk kishte pranuar ta quaj miqësore, por stervitore.

"Hjulmand do të drejtojë skuadrën në Botërorin 2022 në Katar dhe Euro 2024 në Gjermani", ka lajmëruar federata daneze. "Jam shumë krenar dhe i nderuar", ka thënë Hjulmand në konferencë për shtyp.

Hjulmand, i cili ka drejtuar Lyngby dhe Nordsjaelland në Danimarkë dhe Mainz-in në Gjermani, do ta marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares më 1 gusht të 2020-ës, por gjatë kësaj periudhe do të ketë një rol si këshilltar.

Image

(Kosova Sot Online)