Yll Hoxha, pasi u përjashtua: “Kartoni i kuq i solli fat ekipit”

  • 29 June 2019 - 11:53
Yll Hoxha, pasi u përjashtua: “Kartoni i kuq i solli fat ekipit”

Kampioni kosovar ka marrë një fitore dramatike ndaj Santa Colomas në “Fadil Vokrri”.

Rezultati final ishte 2-1 në të mirë të Feronikelit dhe kështu skuadra e Zekirija Ramadanit del fituese e fazës para-kualifikuese.

Pas ndeshjes, ka folur Yll Hoxha i cili mori karton të kuq në fillimin  pjesës së parë.

“Dola me të kuq, por ishte fat i mirë si duket për skuadrën”.

“Mendojë se pasi dola unë skuadra dha më shumë nga vetia dhe arritëm fitoren. I uroi për angazhimin gjithë futbollistët”, përfundoi Hoxha. 

Feronikeli është kualifikuar në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku në raundin e parë takohet me ekipin e TNS (The New Saints) nga Uellsi.

(Kosova Sot Online)