Suarezi e përfundon në lot hidhërimi një muaj të vështirë
Luis Suarez ka treguar se e veshë fanellën me emocione dhe kjo u bë e qartë përsëri të shtunën, kur Uruguai u eliminua nga Kupa e Amerikës pas humbjes ndaj Perusë në penallti.
Edhe pse nuk e patën asnjë goditje në drejtim të portës së Uruguait, peruanët i shënuan të gjitha pesë penalltitë e tyre.
Suarezi, megjithatë, nuk ia doli të shënojë nga pika e bardhë duke shkaktuar dramë të vërtetë. Madje, edhe para se të nevojitej ekzekutimi i penalltive, sulmuesi i Barcelonës e lëshoi një rast të mirë për ta mbyllur takimin.
Ai shënoi një herë gjatë kësaj ndeshjeve, por VAR-i ndërhy edhe ia anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Pas një muaji të vështirë, Suarez shpërtheu në lot. Para 35 ditëve, Barcelona e humbi finalen e Kupës së Mbretit pa të në formacion, megjithatë ai ishte dëshpëruar shumë me disfatën.
Dështimi i madh në Anfield pati ndikim të madh në Suarezin, i cili vendosi të operohej kryesisht për shkak se Barcelona e humbi mundësi të luante në finalen e Ligës së Kampioneve, gjë që nuk u prit mirë.
(Kosova Sot Online)