Ish e dashura padi ndaj Ronaldinhos: Më hodhi në gardhin e fqinjit

  • 07 July 2019 - 15:05
Ish e dashura padi ndaj Ronaldinhos: Më hodhi në gardhin e fqinjit

Legjenda braziliane Ronaldinho është paditur nga një ish e dashur, e cila e akuzon se kishte ushtruar forcë ndaj tij duke e hedhur mbi gardhin e një fqinji.

Ronaldinho e ka mbyllur me futbollin dhe sigurisht që magjia të cilën ai ka dhuruar për vite të tëra në fushën e lojës është vështirë të shqitet nga kujtesa e sportdashësve dhe fansave të tij.

Por, pasi ka varur këpucët në gozhdë, ish-ylli i Brazilit dhe i Barcelonës është rikthyer që të bëhet pjesë e kronikave për skena jo shumë të bukura, ndonëse këto duhet ende të vërtetohen. Lajmi i fundit që vjen nga Brazili, fl et për një denoncim publik që është bërë ndaj Ronaldinhos nga ish-e dashura e tij, Priscila Koelho.

Në një intervistë, ajo tregon se në dhjetor të vitit 2018, ajo e ka gjetur ish-fantazistin nën shoqërinë e një vajze tjetër, por reagimi i Ronaldinhos ka qenë shumë i ashpër, aq sa e ka shtyrë me forcë Priscilla, duke e “fluturuar” në oborrin e fqinjit, gjë që i kishte shkaktuar disa shembje modeles braziliane.

(Kosova Sot Online)