Vdes tifozi i Liverpoolit që e luftoi kancerin për ta parë finalen e Championsit

  • 08 July 2019 - 13:44
Vdes tifozi i Liverpoolit që e luftoi kancerin për ta parë finalen e Championsit

Ëndrra Dave Evans për të shkuar në Madrid për ta përcjellë ekipin e tij të zemrës në finale të Champions Leagues ishte shuar kur ishte diagnostifikuar më kancer. 10 mijë funtet e planifikuara për t’i shpenzuar për këtë udhëtim përfunduan në shpenzimet për funeralin e tij. Tifozi britanik e kishte përcjellë finalen e Championsit përmes televizorit në spital

Tifozi i Liverpoolit, i cili luftoi kundër kancerit për ta shikuar ndeshjen finale të Champions Leagues ka vdekur sot.

Ëndrra e Dave Evans për ta parë finalen e kupës evropiane në Madrid ishte shuar kur ishte diagnostifikuar me kancer, vetëm disa javë para se të emigronte drejt Zelandës së Re me gruan e tij, Liz.

Ai i kishte kursyer 10 mijë funte për ta shikuar Liverpoolin në stadium, në finalen e Championsit, por pasi e kuptoi se ishte me kancer, ishte detyruar ta anulonte këtë udhëtim. 

Dave e shikoi skuadrën e tij të zemrës teksa fitonte ndaj Tottenhamit përmes televizorit në dhomën e spitalit.

Mjekët i kishin dhënë vetëm dy javë jetë dhe ishte duke marrë kimioterapi, prandaj nuk mund të largohej nga spitali.

Bashkëshortja e tij ka mbetur e shokuar pasi thotë se burri i saj nuk ishte i sëmurë më parë.

“I kishim kursyer 10 mijë funte për udhëtimin e planifikuar në Madrid, por ato para tash do të shkojnë për funeralin e tij”, ka thënë bashkëshortja e tifozit.

Të paktën, mjekët e bënë të pamundurën dhe ia dolën që Evans të ishte gjallë për finalen e Championsit.

“Tash nuk e kam problem të vdes. Po vdes duke qeshur”, kishte thënë tifozi anglez pas triumfit të “Reds” në Champions.

(Kosova Sot Online)