Paqueta e komenton transferimin e mundshëm në PSG

  • 09 July 2019 - 12:19
Paqueta e komenton transferimin e mundshëm në PSG

Mesfushori i Milanit dhe Brazilit, Lucas Paqueta, insiston se ai është i përqendruar në të ardhmen e tij në San Siro, përkundër spekulimeve që e lidhin atë me një transferim të mundshëm në Paris Saint-Germain këtë verë.

21-vjeçari u transferua në Serie A në janar, pasi e kompletoi kalimin e tij nga Flamengo. Por, talenti i tij ka bërë që për të të ketë interesim nga shumë klube të Evropës.

Paqueta e fitoi medaljen e artë të Kupës së Amerikës të dielën, pasi që Brazili siguroi fitore me rezultat 3:1 kundër Perusë dhe u shpall kampion për herë të parë që nga viti 2007. 

Mesfushori e bëri vetëm një paraqitje në këtë garë, duke hyrë në lojë vonë, si zëvendësues, në ndeshjen çerekfinale kundër Paraugait.

“Lidhjet me PSG-në janë vetëm spekulime. Unë jam i lumtur në Milan, sapo kam ardhur këtu dhe jam ende duke u përshtatur. Dua ta kem një sezon të mirë që të mund të rritem në karrierë”, ka thënë Paqueta.

Braziliani e mbylli sezonin e kaluar të Serisë A me 13 paraqitje dhe ai mbeti në mendjen e tifozëve qysh në ndeshjen e parë me fanellën e kuqezinjve, përmes driblimeve dhe trikëve të tij në ndeshjen kundër Genoas.

(Kosova Sot Online)