Pique e humb betejën me “Treasury”, duhet t’i paguajë 1.5 milion euro

  • 10 July 2019 - 15:44
Pique e humb betejën me “Treasury”, duhet t’i paguajë 1.5 milion euro

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, u bë futbollisti i fundit që e ka humbur betejën e agjencinë e taksave Treasury, në lidhje me të drejtat e tij të imazhit.

Mbrojtësi spanjoll ishte i pranishëm në seancën gjyqësore në Gjykatën Kombëtare për shkak të akuzave të parashtruara ndaj tij nga agjencia e taksave.

Sipas “El Confidencial”, Pique tani do të duhet t’i paguajë  një milion e 500 mijë euro.

Kjo padi daton që nga qershori i vitit 2013, kur Pique u akuzua për shumën e paguar në formë taksash në vitet 2008, 2009 dhe 2010. Prokurorët besonin se Pique i kishte paguar 1.5 milion euro më pak sesa që ishte dashur dhe atij iu caktua t’i paguajë edhe 678,012 të tjera.

Por, katalonasi nuk është i vetëm në këtë padi. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Radamel Falcao, Angel Di Maria, Marcelo dhe Luka Modric gjithashtu u përballen me akuza kriminale, ndërsa Xabi Alonso është i vetmi që e dërgoi këtë padi deri në gjyq.

Në dhjetor të vitit 2016 ishte konfirmuar se Pique do të duhet t’i paguajë 1.5 milion euro, edhe pse 678,012 eurot e shtuara tani i ishin hequr nga dënimi.


(Kosova Sot Online)