Pamje nga parada e SHBA-së në Nju Jork, pas triumfit në Kupën e Botës

  • 11 July 2019 - 12:39
Pamje nga parada e SHBA-së në Nju Jork, pas triumfit në Kupën e Botës

Pas triumfit të katërt në Kupën e Botës, ekipi kombëtar i SHBA-së u nderua me një paradë për ta festuar suksesin në Nju Jork.

Fitorja me rezultat 2:0 në finale ia siguroi SHBA-së trofeun e Kupën e Botës, duke sjellë vëmendje të madhe mbi këtë skuadër, veçanërisht mbi Megan Rapinoe, e cila e fitoi Këpucën e Artë dhe Topin e Artë të kësaj gare.

Turma në këtë paradë po brohoriste “SHBA! SHBA!”, përderisa ata po e prisnin ardhjen e skuadrës për ta festuar triumfin e dytë radhazi në Kupën e Botës.

“Niveli i interesimit dhe emocioneve është shumë më i lartë sesa katër vjet më parë”, tha Jessica Lappin, presidente e organizatorëve të paradës, Alliance of Downtown New York. “Kjo është pjesërisht pasi që tani këto vajza janë ikona të barazisë gjinore”.

Parada kaloi nga Broadway në zemrën e Manhattin, në zonën industriale, e pastaj nga Battery Park në bashkinë e qytetit.

Fitorja solli vëmendjen edhe të luftës së skuadrës vajzave për pagë ta barabartë me djemtë e SHBA-së.

Skuadra do t’i fitojë katër milionë dollarë për triumfin në Kupën e Botës nga FIFA, ndërsa ekipi i djemve të Francës i mori 38 milionë dollarë për po të njëjtin sukses.

Në mars, 28 futbollistet e ekipit kombëtar të SHBA-së e paditën Federatën e Futbollit të këtij vendi, duke i kërkuar kompensim dhe pagë të barabartë me djemtë.

(Kosova Sot Online)