Khedira i pavendosur për të ardhmen, ka oferta nga Turqia dhe SHBA

  • 12 July 2019 - 08:31
Khedira i pavendosur për të ardhmen, ka oferta nga Turqia dhe SHBA

Sami Kheidra pritet të jetë ndër lojtarët e parë të larguar nga Juventusi.

Mesfushori gjerman i është bashkuar që katër vite Juventusit, por edicionin e fundit nuk ka pasur minuta të mjaftueshme. Ish-reprezentuesi gjerman ka pasur probleme me lëndime, por edhe pas rikthimit ai nuk ka luajtur shumë.

Me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri, Khedira e ka thuajse të pamundur të luaj në mesfushë pasi italiani nuk llogarit në shërbimet e tij.

Mediat italiane kanë raportuar se Khedira ende nuk ka vendosur sa i përket të ardhmes së tij.

Gjiganti turk Besiktas ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit në Stamboll.

Në anën tjetër lojtari ka disa oferta të rëndësishme edhe nga SHBA, ku Atalnta United, New York Red Bull dhe LA Galaxy po e kërkojnë atë me ngulm.

(Kosova Sot Online )