Presidenti i Brazilit reagon ndaj Messit pas deklaratave për korrupsion

  • 15 July 2019 - 08:23
Presidenti i Brazilit reagon ndaj Messit pas deklaratave për korrupsion

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i ka reaguar publikisht Lionel Messit, pas kritikave të argjentinasit për Kupën e Amerikës që u mbajt këtë verë në Brazil.

Messi u trondit me referimin në këtë turne, veçanërisht në ndeshjen gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Brazilit, të cilën e fitoi kjo e fundit 2:0, saqë e akuzoi Federatën e Futbollit të Amerikës Jugore se ia kishte shtruar rrugën Brazilit për ta fituar trofeun.

Superylli i Barçës u ankua edhe për kartonin e kuq që e mori pas një vendimi kontrovers të gjyqtarit në ndeshjen për vend të tretë kundër Kilit, të cilën e fitoi Kombëtarja e tij.

I pyetur rreth komenteve të Messit, Bolsonaro tha: “Çfarë tha Messi? Ahhh, po, kjo është një shfaqje për lojtarët e futbollit”.

Ai u pyet edhe për pranin e tij gjatë festes së Brazilit pas triumfit.

“Asnjë president nuk është duartrokitur si unë që prej Medicit më 1970”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )