Juventusi s’ndryshon plan, Higuain në shitje

  • 22 July 2019 - 10:04
Juventusi s’ndryshon plan, Higuain në shitje

Juventusi ende po mendon ta shesë Gonzalo Higuanin, edhe pse sulmuesi argjentinasi pati një paraqitje të mirë në humbjen 3:2 kundër Tottenhamit në International Champions Cup të dielën.

Higuain u fut në lojë në pjesën e dytë dhe pati ndikim të menjëhershëm duke shënuar njërin nga dy golat e Juves. Pas ndeshjes, trajneri Maurizio Sarri  lavdëroi atë për lojën dhe për qasjen në stërvitje.

31-vjeçari po ashtu e barti edhe shiritin e kapitenit gjatë kësaj ndeshje mbresëlënëse nga ana e tij.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se kjo nuk ia ka ndryshuar atij fatin dhe se ai mbetet në planin e largimeve nga Juventusi.

Ndër skuadrat më të interesuara për të deri më tani është Roma. 

(Kosova Sot Online)