Formacioni i mundshëm i Cityt me Mbappen në skuadër

  • 23 July 2019 - 08:32
Formacioni i mundshëm i Cityt me Mbappen në skuadër

Kylian Mbappe po lidhet me një kalim te Manchester City në këtë verë, mirëpo Paris Saint-Germian nuk është i gatshëm që ta lirojë atë.

Pep Guardiola dëshiron t’i sigurojë shërbimet e yllit të skuadrës franceze, pasi e transferoi Rodrin nga Atletico Madridi për 67 milionë euro dhe ri-transferimin e Angelinos.Citizens janë skuadra e fundit që janë futur në garë për transferimin e 20-vjeçarit, pasi për të në garë janë edhe skuadrat si, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona.Kampionët e Ligue 1 po shpresojnë që fituesi i Kupës së Botës ta nënshkruajë sa më shpejtë kontratën e re, me një pagë afro 900 mijë euro në javë.

Por, drejtori sportiv i PSG-së ka bërë të ditur se lojtari mund të mos rinovojë kontratën në këtë verë, derisa ka vënë në alarm Cityn.

Kampioni i Ligës Premier duhet t’i ofrojë rreth 240 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Mbappes, ndryshe parisienët nuk do ta lejojnë largimin e tij.

Nëse Manchester City arrin ta transferojë francezin, atëherë do të ndërtonin një skuadër tejet të fuqishme. 

(Kosova Sot Online )