Neymar nuk do të luajë në asnjë miqësore të PSG-së, projektohet rikthimi te Barcelona

  • 28 July 2019 - 23:25
Neymar nuk do të luajë në asnjë miqësore të PSG-së, projektohet rikthimi te Barcelona

Neymar thuhet se nuk do të luajë në asnjë përballje miqësore te Paris Saint-Germain në këtë verë.

Pasi nuk mori pjesë në miqësoren ndaj Interit, ku kampioni i Ligue 1 humbi në ekzekutimin e penalltive, ai braziliani nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e radhës.

Neymar nuk do të jetë i pranishëm në miqësoren që skuadra franceze e zhvillon ndaj Sydney FC të martën e javës së ardhshme në Suzhou.

Sipas L’Equipe, ai po ashtu do të mungojë edhe në finalen e Kupës së Francës që zhvillohet ndaj Rennes të shtunën e 3 gushtit (edhe pse ishte i suspenduar).

Neymari pritet të rikthehet në xhiron e parë të Ligue 1, ku PSG-ja do të fillojë mbrojtjen e titullit ndaj Nimes më 11 gusht.

Nga ana tjetër, thuhet se braziliani i rebeluar po rikuperohet nga lëndimi i kyçit të këmbës, mirëpo edhe që po e mendon rikthimin te Barcelona.

(Kosova Sot Online)