LAJMI I FUNDIT: Lëndohet Lionel Messi

  • 05 August 2019 - 12:36
LAJMI I FUNDIT: Lëndohet Lionel Messi

Kapiteni i Barcelona, ëLionel Messi i cili u rikthye sot në stërvitjet e klubit, ka pësuar një lëndim të shkallës së parë të gjurit dhe nuk do të udhëtojë me ekipin për në SHBA.“Testet e kryera kanë diagnostikuar një lëndim të shkallës së parë së gjurit për argjentinasin.”“Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk do të udhëtojë në SHBA. Vendimi për rikthimin e tij në fushat e blerta do të bëhet i ditur, pasi fillimit të fazës së rikuperimit”, shkruhet në njoftimin e Barçës.

Barcelona do të luajë dy miqësore me Napolin në këtë javë, mirëpo Messi nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë ekipin e tij.

(Kosova Sot Online)