Pas 65 ndeshjeve, Jesusi bëhet lojtari i parë që e driblon Van Dijkun

  • 06 August 2019 - 09:20
Pas 65 ndeshjeve, Jesusi bëhet lojtari i parë që e driblon Van Dijkun

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është bërë viktimë e driblimeve të kundërshtarëve për herë të parë në 65 ndeshje, falë një lëvizjeje të mrekullueshme të Gabriel Jesusit.

Asnjë futbollist nuk ka arritur ta mposhtë qendërmbrojtësin holandez me topin në këmbë gjatë gjithë sezonit të kaluar, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldon e Lionel Messin.

Por, gjatë ndeshjes së Community Shield mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, Jesus e mposhti Van Dijkun.

Braziliani i talentuar, 22-vjeçar, e dribloi në mënyrë mbresëlënëse Van Dijkun para se t’ia pasonte topin Kevin de Bruynes për ta nisur një aksion të mirë.

Hera e fundit që ndonjë futbollist kishte arritur ta driblojë ish-yllin e Southamptonit, 28-vjeçar, ishte në mars të vitit të kaluar, kur Nike Merino i Newcastle arriti ta bëjë pothuajse të pamundurën.

Liverpooli pësoi disfatë në ndeshjen në “Wembley” kundër Manchester Cityt në gjuajtjet e penalltive, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1. Për “Citizens” kishte shënuar Raheem Sterlingu, ndërsa për “Reds” Joel Matip. 

(Kosova Sot Online)