Suarezi përmendet në negociatat mes Barcelonës e Juventusit

  • 20 August 2019 - 11:08
Suarezi përmendet në negociatat mes Barcelonës e Juventusit

Barcelona dhe Juventusi diskutuan për Paulo Dybalan, Luis Suarezin, Mario Mandzukicin, Juan Mirandan, Emre Canin dhe Ivan Rakiticin, sipas Tuttosport.

Drejtuesi i Juventusit, Fabio Paratici, ishte një Spanjë për një takim me drejtuesit e Barcelonës të hënën në mbrëmje.

Pika kryesore e diskutimeve në këtë takim ishte mbrojtësi anësor i ri, Juan Miranda, i cili vlerësohet 15 milionë euro, në krahasim me tetë milionët eurot e ofruara nga bardhezinjtë.

Ai kërkohet edhe nga Olympique Marseille dhe Sevilla, të cilët janë të përgatitur ta transferojnë futbollistin në formë huazimi e jo ta blejnë atë në formë permanente.

Sipas Sportitalia, Barcelona nuk është e interesuar ta pranojë Daniele Ruganin si pjesë të marrëveshjes për shkëmbim, mirëpo katalonasit pyetën për Mandzukicin.

Sulmuesi i Juventusi është në dispozicion për 10-15 milionë euro pasi që ai shihet si i tepërt në Torino. Mandzukici mund t’i ndihmojë Barcelonës veçanërisht tani, që është në krizë për shkak të lëndimeve.

Lionel Messi, Suarez, e tani edhe Ousmane Dembele, janë duke vuajtur nga lëndime dhe kjo ka ndikuar në startin e dobët të sezonit të ri.

Tuttosport madje pretendon se Luis Suarez mund të bëhet pjesë e një marrëveshje për shkëmbim me Dybalan. Ky lajm vjen pasi mediat braziliane dhe spanjolle raportuan se Juventusi po ia ofron PSG-së Dybalan dhe 100 milionë euro për Neymarin.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, Tuttosport raporton se Barcelona dhe Juventusi diskutuan edhe për mundësinë e shkëmbimit të Emre Canit me Ivan Rakiticin. 

(Kosova Sot Online)