Reali e Barça veç ëndrra, Eriksen mbetet në Tottenham
Transferimi në Real Madrid ose Barcelonë për momentin mbeten vetëm ëndërr për yllin danez, i cili pritet të vazhdojë të luajë në klubin anglez
Christian Eriksen duket se është dorëzuar përfundimisht.
Ylli danez e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Tottenhami në fillim të kësaj vere.
Mirëpo, në drejtim të nënkampionit evropian nuk arriti një ofertë bindëse, përpos asaj të Manchester Unitedit, por Eriksen preferonte të luajë jashtë Anglisë.
Sidoqoftë, tash duket se mesfushori kreativ duket i vendosur të mbetet në klubin anglez, edhe pse ëndërr e tij mbetet transferimi në Real Madrid ose Barcelonë.
Pasi afati kalimtar veror mbyllet pas pak ditësh, është e vështirë të besohet se ndonjëri prej këtyre klubeve do ta transferojë Eriksenin.
Sipas “Daily Mail” më herët gjatë verës interesim për lojtarin kishte shfaqur edhe Juventusi në Itali.
27 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin dhe mund të largohet pa para në fund të këtij sezoni.
(Kosova Sot Online)