Tifozët e Man Unitedit e kërkojnë largimin e Pogbas

  • 28 August 2019 - 15:10
Tifozët e Man Unitedit e kërkojnë largimin e Pogbas

Mbi një shenjë jashtë qendrës stërvitore të Manchester Unitedit, Carrington, është shkruar mesazhi “Pogba largohu”, pas spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e mesfushorit francez.

Francezi Paul Pogba e ka kaluar një kohë të vështirë në “Old Trafford” që kur u kthye nga Juventusi në vitin 2016. Ai u përball edhe me disa thirrje raciste këtë muaj, pasi e humbi penalltinë në ndeshjen kundër Wolvesit.

Pasi që ka qenë i përfolur për një largim nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, e ardhmja e Pogbas është e paqartë, veçanërisht për shkak të interesimit të madh nga Real Madridi dhe trajneri i këtij klubi, Zinedine Zidane.

Në një fotografi, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet se largimi i Pogbas nga Manchester Unitedi është kërkuar përmes një mesazhi të shkruar mbi një shenjë të vendosur jashtë kampit stërvitor të klubit.

Ky mesazh bën të ditur se tifozët e Manchester Unitedit kanë filluar ta humbin durimin me 26-vjeçarin, veçanërisht pas rezultateve jo të mira që klubi anglez i ka marrë në dy ndeshjet e fundit në Premierligë – një disfatë dhe një barazim.

Paul Pogba dhe Manchester Unitedi do ta vizitojnë Southamptonin në stadiumin “St. Mary’s”, të shtunën, për ndeshjen e xhiros së katërt të sezonit të ri të Premierligës. 

(Kosova Sot Online)