Trajneri i Anglisë: Ndeshje shumë bizare me plotë gabime

  • 10 September 2019 - 23:39
Trajneri i Anglisë: Ndeshje shumë bizare me plotë gabime

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e ka quajtur bizare ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Kosovës, për shkak të, siç tha, gabimeve të shumta për gola.

Anglia e mundi Kosovën 5:3 në Southampton, duke e forcuar vendin e parë në Grupin A me pikë maksimale nga katër ndeshje.

Kosova e pësoi humbjen e parë pas plot dy vjetëve apo 15 ndeshjeve. Ndërkohë, Anglia e Southgate e realizoi fitoren e katërt në po kaq ndeshje në Grupin A deri tani, të cilit i prin si lidere e padiskutueshme.

I pyetur pas ndeshjes për lojë, Southgate tha se loja ishte bizare për shkak të gabimeve të shumta.

“Ishte lojë bizare vërtet. Kishte shumë gabime të tmerrshme për gola, por unë jam i kënaqur për lojën që treguam. Loja jonë në sulm ishte shkatërruese dhe luajtëm mirë me topin”, tha Southgate.  

“Gabimet ishin të qarta, duhet të jemi më të mirë”, shtoi ai.

Kombëtarja dardane bie në pozitën e tretë në grup me një pikë më pak se Republika e Çekisë, pas humbjes ndaj anglezëve për të cilën përgjegjësinë e mori Challandes.

(Kosova Sot Online)