Mediat turke: A e keni parë se çfarë bëri futbollisti serb? (Video)

  • 09 October 2015 - 19:22
Mediat turke: A e keni parë se çfarë bëri futbollisti serb? (Video)

Simboli i tre gishtave të bërë mbrëmë nga futbollisti serb Tosiç pas shënimit të golit të parë ka kaluar në heshtje në Shqipëri, ndërkohë që në Turqi ka shkaktuar shumë reagime.

Futbollisti Tosiç luan me Beshiktashin dhe kjo ka shërbyer që ti kushtohet vëmendje e madhe në mediat e Stambollit.

Hurriyet shkruan sot se në rrjetet sociale në Turqi ka një reagim të madh të qytetarëve pas shenjës së bërë nga Tosiç që simbolizon luftën e çetnikëve serbë ndaj myslimanëve të Bosnjes.